Opinionisti Bekim Çollaku ka deklaruar se partitë opozitare nuk do të duhej t’i shkonin në takim kryeministrit Albin Kurti, sa i përket çështjes së presidentit.
Ai, në “Rubikon” të Klan Kosovës, tha se partitë parlamentare opozitare nuk do duhej ta përfshinin veten në një proces që nuk përfitojnë asgjë.
Çollaku shtoi se fakti që Kurti i ka ftuar udhëheqësit e opozitës në takim pas themelimit ë qeverisë, sipas tij, është absurditet i llojit të veçantë, duke potencuar, se i njëjti nuk i vlerëson aspak liderët e partive opozitare.