Çka po ndodh në Skenderaj, mbrëmë u dogj edhe një shtëpi (Foto)
03

Lexo edheDrenas, policia arreston vozitësin e dehur në Llapushnik, pasi nuk ndaloj makinën dhe ofendoj policinë

Raste të përfshirjes së shtëpive nga flaka në Skenderaj kanë filluar të shtohen. Kujtojmë se ditë më parë një shtëpi në fshatin Çitak u përfshi nga flaka, fatmirësisht nga e gjithë kjo pati vetëm dëme materiale. Një rast i ngjashëm është shënuar edhe dje, po në të njëjtin fshat, në Çitak të Skenderajt, njofton Drenica Press
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45, ku shtëpia e Florim Çitakut është përfshi nga zjarri dhe shkaktari i zjarrit dyshohet të jetë faktori njeri.

Drenica Press mëson se kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ibush Hetemi, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për ta parë situatën së afërmi dhe për të biseduar për gjendjen e kësaj familje. /Drenica Press/
Lexo edheDrenas, policia arreston vozitësin e dehur në Llapushnik, pasi nuk ndaloj makinën dhe ofendoj policinë

