Çka po i duhet Donikës “marrëveshja” PDK-LDK (Foto)
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj, ka folur para europarlamentarëve rreth gazit lotsjellës të opozitës dhe bllokimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se ata janë përballur me një koalicion qeverisës që kurrë nuk ka dhënë llogari Kuvendit.
“Si deputet u organizuam dhe u përpoqëm që përmes dialogut të kërkojmë përgjegjësi dhe llogari.
Nëse Kosova e ratifikon marrëveshjen me Malin e Zi siç është dhe e cila nuk bazohet në rregulla, atëherë Kosova bëhet vendi i parë nga shtetet e dala nga ish Jugosllavia do të lejoj qe të krijohet një precedent”, ka thënë ish deputetja e AAK-së, raporton Indeksonline.

Lexo edheAmbasadori i SHBA-ve në OKB: Mos e krahasoni Kosovën më ISIS-in
Sipas saj, kjo do të përdorët edhe në rastin e demarkacionit me Serbinë.
“Gazi nuk ka qenë i hijshëm, por vetëmbrojtje. Ishte reaksion ndaj veprimeve të pushtetit, ai ka pasoja vetëm pesë minuta ndërsa shkelja e kushtetutës do të ketë pasoja afatgjate për brezat”, ka thënë Kadaj, derisa përpara kishte edhe një “marrëveshje” ndërmjet PDK-së dhe LDK-së e që nuk dihej realisht çfarë është.














