BallinaBotëCivilët e vrarë rrugëve, Zelensky: Nëna të ushtarëve rusë, shikoni ç’keni rritur!

Civilët e vrarë rrugëve, Zelensky: Nëna të ushtarëve rusë, shikoni ç’keni rritur!

Të ngjajshme

Pentagoni dhe projekti sekret i “ushtarëve me mendje–makinë”

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi një...

Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Conference League

Sulmuesi i Crystal Palace, Ismaila Sarr ka hyrë në...

Muja miraton programin bujqësor 2026: 77.5 milionë euro për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,...

PDK në Kijevë kërkon nga Bedri Hamza rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Dega e PDK-së në Kijevë të Malishevës i ka...

Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun: Ishte takim miqësor (Video)

Ka përfunduar takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur në Bucha, ku rusët kanë vrarë me qindra civilë të pafajshëm. Trupat e pajetë të shtrirë rrugëve bënë xhiron e botës, ndërsa Zelensky e quajti  gjenocid.

Madje, në një postim në Telegram, presidenti i Ukrainës ka shkruar: “Nënat e ushtarëve rusë, shikoni çfarë rritët”, ndërsa fajësoi edhe Perëndimin, i cili nuk e pranoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO në 2018.

“Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shikoni çfarë keni rritur. Vrasës, grabitës, kasapë” , ka shtuar ai, ndërsa ka publikuar edhe foto nga mizoritë e ndodhura në qytetin pranë Kievit.

Zelensky foli më herët për gjenocid në Ukrainë. “ Është me të vërtetë një gjenocid. Shfarosja e të gjithë kombit dhe popullit,” tha Zelensky.

“Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam t’i nënshtrohemi politikës së Federatës Ruse. Për këtë arsye po na shkatërrojnë”, shtoi ai. g.v/abcnews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz