Skuadra e Manchester Cityt shënoi fitore 2:1 ndaj Arsenalit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.
Trajneri, Pep Guardiola edhe pse skuadra e tij fitoi u shpreh se kundërshtarët, janë në krye të tabelës dhe më afër titullit, shkruan Indeksonline
“Po e shijoj momentin, por… realiteti është: kush është në krye të ligës? Ne jo. Diferenca e golave, kush është më i miri? Ata janë. Hap pas hapi. Por sigurisht kemi shpresë”, u shpreh Pep Guardiola
Me këtë fitore, City i Pep Guardiolas shkon në kuotën e 67 pikëve, tri më pak se lideri, Arsenali (70) dhe një ndeshje më pak./Indeksonline/