back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditÇitaku: VV po tenton përmbysjen e rendit kushtetues – sulmet ndaj Gjykatës...

Çitaku: VV po tenton përmbysjen e rendit kushtetues – sulmet ndaj Gjykatës rrezik për demokracinë

Të ngjajshme

Pas 24 vitesh, Volkswagen po tërheq nga tregu Touaregun

Volkswagen synon ta “tërheqë nga tregu” Touaregun, një nga...

Pas katër dekadash konflikti, Trumpi pajton Azerbajxhanin dhe Armeninë

Pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm...

Limaj në përurimin e nënkalimit në Malishevë: Zemra mal, kur shoh vendlindjen time në zhvillim

Në Malishevë sot është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor,...

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për tendenca të hapura për të përmbysur rendin kushtetues në Kosovë. Përmes një reagimi në Facebook, ajo tha se qëndrimi i sotëm i VV-së ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese është dëshmi e qartë e kësaj qasjeje.

“Filluan me sulme denigruese e personale ndaj gjyqtarëve një nga një, e vazhduan me komunikatë zyrtare,” shkroi Çitaku, duke paralajmëruar se kjo sjellje është rrezik për demokracinë dhe për gjithë atë që është ndërtuar në Kosovë me shumë sakrificë.

Sipas saj, qëllimi i VV-së është delegjitimimi i institucioneve dhe i vetë sistemit demokratik.

“Por kjo mendësi nuk do të kalojë. Nuk do ta lejojmë,” përfundoi Çitaku.

Theksojmë se Gjykata ka nxjerr sot aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Në njërën nga pikat e saj, Gjykata njofton se Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në  pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.

Ajo gjithashtu ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025, duke konstatuar se ato janë zhvilluar në kundërshtim me një aktgjykim të mëparshëm të saj.

- Advertisement -

Të Fundit