back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeÇitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Mos na e bajë dertin neve – shihemi...

Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Mos na e bajë dertin neve – shihemi më 28 dhjetor

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kritikoi partinë e saj për mungesën e reformave.

Çitaku me ironi shkroi se kurti “ka integruar Kosovën në BE e Nato, ka “ulur çmimet”, vetëm i ka mbetur t’ia qajë hallin PDK-së.

Ajo e këshilloi mos të ketë dert për PDK-në, pasi kryetar e kanë Bedri Hamzën.

“Pasi “e integroi” Kosovën në BE e NATO, “e rriti” ekonominë, “i uli” çmimet, “i rriti” pensionet dhe “ndërtoi” kapacitete të reja energjetike, Albin Kurti paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së. Mos na e bajë dertin neve, Albin. Ne Kryetar e kemi Bedri Hamzën. Shihemi me 28 Dhjetor”, shkroi ajo.

Në një tubim me mërgimtarë në Oslo të Norvegjisë të dielën, Kurti iu foli atyre për ndryshimet në udhëheqjen e PDK-së dhe për arsyet, që sipas tij, e bënë atë të mos i dërgojë ftesë kësaj partie për koalicionin qeverisës, sikur LDK-së.

“Nuk e kemi konsideruar të udhës një letër të tillë për PDK-në. Në PDK duhet të ndodhin reforma. Me thënë të drejtën, nuk kanë ndodhur reforma. Aty po ndodh ndërrimi i fytyrës së kryetarit, po gjithmonë kryetar është dikush që s’është kryetar”, kishte deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz