Gjiganti amerikan i teknologjisë Cisco Systems ka shkurtuar deri në në 7% të fuqisë punëtore të saj globale, ose 5.500 vende pune, duke filluar këtë verë. Një raport i kishte sugjeruar më parë se firma mund të shkurtonte deri në 14.000 vende pune në mbarë botën.
Cisco tha se ishte kryer lëvizjen “vendimtaer” për të riinvestuar në fushat me rritje më të shpejtë të tilla si siguria dhe cloud kompjuterik. Kompania amerikane punëson rreth 70,000 njerëz në nivel global, ndërsa rreth 5000 janë në Britani të Madhe, raporton TechSot.Al.
“Tregu i sotëm i kërkon Cisco-s dhe klientëve tanë që të jemi vendimtarë, të lëvizim me shpejtësi më të madhe dhe të drejtojmë me më shumë risi sesa kemi parë në historinë tonë,” tha kompania në një deklaratë.
Cisco ka në plan të riinvestojë paratë e kursyera nga shkurtimet e vendeve të punës në “fushat kryesore prioritare” për kompaninë, duke përfshirë zhvillimet në “internetin e gjërave” (duke lidhur objekte të përditshme në internet), qendrat e të dhënave të gjeneratës së ardhshme dhe të teknologjinë cloud kompjuterike.



