BallinaLajmeCilët janë emrat e mbiemrat më të përdorur në Kosovë

Cilët janë emrat e mbiemrat më të përdorur në Kosovë

Të ngjajshme

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë|

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe...

Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastrukturën energjitike në Riad

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbi kryeqytetin e Arabisë...

Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës është vrarë

Presidenti iranian Mazoud Pezeshkian ka konfirmuar se ministri i...

Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos: Ke rënë brenda me këmbët e tua!

Miqësia mes Selin Bollatit dhe Mateos duket se është...

Keni dëgjuar ndonjëherë emër Ismailqemail dhe Mirandolinda? Këta dy emra ekzistojnë në Kosovë, madje janë cilësuar si emrat më të gjatë. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar emrat dhe mbiemrat më të përdorur në Kosovë, gjithashtu edhe emrat me të gjatë.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë së Kosovës, i kryer në vitin 2011. Një raport i tillë publikohet për herë të parë nga ASK-ja.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2011, numri i emrave të ndryshëm është gjithsej 68 122 emra, ndërsa numri i mbiemrave të ndryshëm në Kosove është gjithsej 26 557 mbiemra.

Sa i përket shpërndarjes së emrave në Kosovë, emri më i gjatë (më së shumti shkronja) ishte ai Ismailqemail me gjithsej 13 shkronja dhe Mirandolinda me gjithsej 12 shkronja, ndërsa emri me i shkurtër ishte me vetëm dy shkronja: Al ose Ad.

Agjencia përmes njoftimit tregon se nëse emrat analizohen sipas shkronjës së parë, sipas alfabetit, më së shumti emra fillojnë me shkronjën A ndërsa më së paku me shkronjën C. Gjithsej 8 026 emra fillojnë me shkronjën A, ndërsa gjithsej 407 emra fillojnë me shkronjën C, transmeton Express.

Emri më i përbashkët (shpeshtë) te femrat në Kosovë ishte emri Fatime me gjithsej 8 626 persona, ndërsa emri më i përbashkët te meshkujt ishte Bajram.

Sa i përket mbiemrave, Krasniqi është mbiemri më i përbashkët (shpeshtë) në Kosovë me më shumë se 58 199 persona, që mbanin këtë mbiemër./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz