back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeCilësia e ajrit në Kosovën jo e kënaqshme

Cilësia e ajrit në Kosovën jo e kënaqshme

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Drejtoria për monitorim, vlerësim dhe raportim mjedisor përmes një njoftimi për medie ka njoftuar për përkeqësim të cilësisë së ajrit si pasojë e kushteve klimaterike, që kanë përfshirë vendin dhe rajonin, transmeton koha.net.

Moti, i cili gjatë javës së fundit ka përfshirë Kosovën, e sidomos pjesën qendrore të saj, ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit. Sikurse jeni njoftuar përmes Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjate këtyre ditëve në Prishtinë dhe në Kosovën qendrore po mban një mot me mjegull të dendur, me lagështi të lartë të ajrit dhe me mungesë të erës.

Përveç kësaj, gjatë kësaj kohe është rritur edhe sasia e shkarkimeve të ndotësve ne ajër sikurse janë ato nga industria, transporti dhe konsumimi i lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohjet qendrore kolektive dhe ato individuale.
Si pasojë e kësaj situate ka ndodhur krijimi i gjendjes së smogut që është karakteristik për sezonin dimërore, sidomos për muajt nëntor, dhjetor dhe janar. Në këto kushte është konstatuar se përqendrimi i disa parametrave të cilësisë së ajrit, sikurse është PM10, ka qenë më i lartë dhe ka ndikuar që edhe cilësia e ajrit në Prishtinë dhe në zonën qendrore të Kosovës të jetë jo e kënaqshme.
Nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është konstatuar se gjatë periudhës monitoruese për dy javët e fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Janë regjistruar 6 ditë (raste ) me tejkalime të vlerave kufitare ditore. Gjatë një viti lejohen 35 ditë me tejkalime të vlerave kufitare ditore.

Sipas të dhënave nga raportimet online të shteteve të regjionit dhe atyre të Bashkimit Evropian, tejkalimet me parametrin PM 10 janë regjistruar edhe në qendra tjera të regjionit dhe të Evropës, sikurse në Shkup, Tiranë, Nish, Sarajevë, Stamboll, Vjenë, Varshavë dhe në qendra të tjera.

Në një situatë të tillë rekomandohet qe kategoritë e ndjeshme, e sidomos personat me probleme me organeve të frymëmarrjes, të mos qëndrojnë gjatë në ambiente të tilla. Po ashtu këshillohen të gjithë që të reduktojnë lëvizjet e panevojshme me automjete, sidomos ne zonat e frekuentuara nga këmbësorët.

Per me shume informacione shih njoftimin e bashkengjitur ose vizito https://www.ammk-rks.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz