
Ky fakt e shtoj edhe më shumë vëmendjen dhe interesin për të. Ajo, u bë shembull i mirë për shumë gra, sidomos me pozitivitetin që shpërndante gjithherë, shkruan “Kosovarja”.
Kjo grua e fortë që erdhi nga forcat e rendit, u vu plotësisht në fokus të medies, madje jo vetëm ajo dhe politik bërja e saj, por edhe jeta private, që shpesh ka prodhuar lajm.
Presidentja është grua e martuar, por që është përpjekur maksimalisht që bashkëshortin ta mbajë më larg qendrës së vëmendjes, edhe pse me raste edhe ai ishte emër i lakuar, shkruan “Kosovarja”.

















