Championsi vazhdon edhe sonte, në fushë zbresin Barça e City

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me ndeshjet tjera të xhiros së parë të fazës së ligës.
Sonte do të zbresin në fushën e blertë Barcelona dhe Manchester City.
Katalunasit do të kenë punë mjaft të vështirë pasi do ta vizitojnë Newcastle Unitedin, shkruan “Gazeta Express”.
Ekipi i trajnerit Hansi Flick do të jetë i hendikepuar pas yllin kryesor, Lamine Yamal, i cili është i lënduar.
Megjithatë, Robert Lewandowski me shokë synojnë fitore në Angli.
Nga ana tjetër, Bardhezinjtë po ashtu do të mundohen ta regjistrojnë një fitore të madhe ndaj kampionëve të Spanjës.

Lexo edheZyrtare: Besa bëhet me trajner të ri
Ndërkohë, Manchester City dhe Napoli do të përballen mes vete në duelin kryesor të natës.
“Citizens” pas fitores së madhe në derbin e qytetit të Manchesterit i hyjnë të motivuar kësaj ndeshjeje.
Në anën tjetër, Napoli pa Amir Rrahmanin synon të dalë i pamposhtur nga “Emirates Stadium”.
Sonte do të luhen gjashtë ndeshje, prej tyre dy do të fillojnë prej orës 18:45 dhe katër të tjera nga ora 21:00. /Gazeta Express















