back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasÇfarë u tha sot për ngrohjen qendrore të Drenasit

Çfarë u tha sot për ngrohjen qendrore të Drenasit

Të ngjajshme

Arsenali gati për një transferim surprizë! Refuzohet tentativa e parë nga Newcastle Unitedi

Arsenali po eksploron një lëvizje surprizë në “Deadline Day”...

Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00...

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit...

Bie vlera e arit dhe argjendit

Një rënie e çmimeve të arit dhe argjendit u...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe zëvendësministrin  Gani Koci, ku kanë diskutuar për fillimin e studimit në planin e fizibilitetit për realizimin e projektit e ngrohtores qendrore të qytetit të Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar ministrin Stavileci për vizitën dhe ka thënë se projekti i ngrohtores së qytetit është një projekt shumë i vlefshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.

“Ne këtë takim biseduam për mundësinë e studimit të fizibilitetit gjatë këtij viti dhe falënderoj ministrin Stavileci që ka shprehur gatishmërinë për fillimin e procedurave ne realizimin e këtij plani të fizibilitetit”, ka thënë kryetari Lladrovci njofton drenicapress.info

Kurse ministri Stavileci tha se vizita ne Komunën e Drenasit ka për qëllim bashkëpunimin për realizimin e projektit ne të ardhmen për ngrohtoren e qytetit duke shfrytëzuar energjinë e pashfrytëzuar të shkritores nga procesi industrial i përpunimit të minerales në shkritoren e ndërmarrjes së “Ferronikelit”.

Gjatë këtij viti do të fillojmë me studimin e planit të fizibilitetit dhe ne bashkëpunim me Komunën e Drenasit, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndërmarrjen e Ferronikelit pastaj do të realizohet edhe projekti për ngrohtoren e qytetit. Do të gjejmë edhe mundësinë e financimit te këtij projekti, ndërsa burimi i kësaj ngrohtore do të jetë shfrytëzimi i ujit termik të shkritores së Ferronikelit”, ka thënë ministri Stavileci.

Me realizimin e këtij projekti ne të ardhmen, qytetarët e Komunës së Drenasit, institucioneve publike, bizneset private dhe gjithë konsumatorët tjerë që do të kyçen në këtë rrjet shpërndarës do të ju sigurohet një ngrohje cilësore dhe me një kosto të ulët për gjithë konsumatorët shfrytëzues. Këtë vit do të realizohet studimi i planit të fizibilitetit, ndërsa viteve në vazhdim projekti do të konkretizohet me partneret e lartcekur. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz