back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeÇfarë po ndodh?- Policia ‘blindon’ Gjykatën Kushtetuese!

Çfarë po ndodh?- Policia ‘blindon’ Gjykatën Kushtetuese!

Të ngjajshme

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Arben Vitia e pranon që u intervistua nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar...

Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike, dhe tallja me qytetarët vazhdon

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e...

Faik Shatri: Hera e parë që një kryeministër viziton Odën e Mjekëve

Kryetari i Këshillit Drejtues në OIK, Faik Shatri, vlerësoi...

Rreth e qark organit më të lartë të drejtësisë në vend, ditëve të fundit janë parë masa të shtuara të policisë.

Derisa nga Kushtetuesja nuk tregojnë për masat e shtuara, policia thotë se të njëjtit po veprojnë në bazë të përgjegjësive dhe vlerësimeve në terren.

Forca të shumta policore shihen para Gjykatës Kushtetuese, ky institucion thotë se po realizojnë detyrat ditore.

Ka disa ditë që Lagja Pejton në Prishtinë po vëzhgohet nga afër prej njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Madje, këto forca të policisë janë vendosur pranë oborrit të Gjykatës Kushtetuese.

E këtu po qëndrojnë që nga koha kur Kushtetuesja vendosi në favor të dekretit të Presidentit, për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë.

Por, se a ka ndonjë kërcënim apo rrezik për Gjykatën Kushtetuese nuk kanë bërë të ditur në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, ata që merren me studimet e sigurisë po rekomandojnë që të mos ketë shqetësime kur në rrugë e përreth Kushtetueses shihen policët.

Sipas Besa Kabashit paralajmërimet për protestë e ndonjë manifestim më të madh gjithmonë sjellin vëmendjen e policisë së Kosovës.

T7 për këtë çështje ka kërkuar një përgjigje edhe nga Gjykata Kushtetuese, porse të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz