back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeÇfarë po ndodh, Nisma ndahet nga PAN-i!

Çfarë po ndodh, Nisma ndahet nga PAN-i!

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Nisma për Kosovën ka vendosur që në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, të ketë grup parlamentar të vetin.

Nisma për Kosovën edhe pse në koalicion parazgjedhor me 2 parti tjera, PDK-në dhe AAK-në, ka vendosur që në legjislaturën e ardhshme të veprojë si grup parlamentar i vetëm.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami në një prononcim për KALLXO.com e ka konfirmuar se deputetet e Nismës do të veprojnë si grup parlamentar në vete.

“Nisma për Kosovën në këtë legjislaturë do të ketë numër më të madh të deputetëve sesa në legjislaturën e kaluar dhe kjo tregon qartë se Nisma ka pasur rritje për 40%. Kryetari Limaj qysh gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se deputetët e Nismës për Kosovën do të funksionojnë si grup parlamentar në vete”, ka thënë Bajrami për KALLXO.com .

Përmes një komunikate për media, Nisma ka njoftuar të shtunën se në këto zgjedhje ka arritur të marrë së paku 8 deputetë në Kuvend.

Ndërsa nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha për KALLXO.com se kjo nuk është çështje diskutimi ndërmjet partnerëve, duke shtuar se këto vendime do të merren pas certifikimit të rezultateve.

“Momentalisht jemi duke pritur certifikimin e rezultateve dhe për ndryshimet tjera që mund të ndodhin në të  ardhmen janë përfaqësuesit e partive politike të cilët bëjnë marrëveshje që mund të kenë një grup parlamentar, apo secila parti ndan të drejtën ta ketë grupin e vet parlamentar, por kjo nuk është temë e ditës tani”, tha Isufi për KALLXO.com .

Nënkryetari Isufi deklaroi se nuk e di nëse është zgjedhur deputet dhe shtoi se është duke pritur rezultatet e dala nga KQZ-ja.

Koalicioni i tri partive që po njihet ndryshe si PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë e para duke marrë 33.92 për qind të votave.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz