back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasÇfarë po ndodh me Lëvizjen Vetëvendosje në Drenas?

Çfarë po ndodh me Lëvizjen Vetëvendosje në Drenas?

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Partia Demokratike e Kosovës kishte njoftuar sot se “Vetëvendosjen” do ta braktisin një pjesë e madhe e nëndegëve të saj. Gazeta Express ka arritur të kuptojë arsyen e kësaj braktisjeje, e kjo për shkak se sjelljet e pjesëtarëve të LVV-së ishin tejet arrogante dhe se ishin të papërgjegjshëm në punën e tyre.

Nëndega e “Vetëvendosjes” në Drenas, kanë vendosur të ngrijnë marrëdhëniet me këtë parti, e kjo për shkak të disa parregullsive dhe sjelljes jo të mirë të zyrtarëve të kësaj partie, por edhe për shkak të mungesës së strukturës politike.

Rifat Demaku, dikur kandidat për kryetar të Drenasit, e tani kryesues i nëndegës që po largohet nga LVV-ja, konfirmon për Gazetën Express se i kanë pezulluar aktivitetet me këtë parti dhe se tani dhe po e shqyrtojnë mundësinë të bëhen pjesë e ndonjë partie tjetër politike.

“I kemi ngrirë marrëdhëniet me ta, e kemi pezullu aktivitetin me Lëvizjen”, ka thënë Demaku për Express, duke treguar se kanë marrë oferta nga të gjitha subjektet politike, të cilat janë duke i shqyrtuar.

“Ne duam të vazhdojmë të ardhmen tonë politike, por në një subjekt tjetër”, ka thënë Demaku, duke potencuar se mund të mbesin si grup i pavarur, pasi sipas tij, kanë një fuqi të veçantë për zgjedhjet lokale.

PDK’ja gjithashtu ka deklaruar se mungesa e kuadrove, strukturës dhe fuqisë politike në këtë Lëvizje është edhe arsyeja kryesore e refuzimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz