Çfarë nuk shkon brenda kësaj makine luksoze që vuri në pranga dy shqiptarë?!
dp·

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me 41,5 kg kanabis të fshehur në automjetin e tyre.
Njoftimin e ka bërë publik policia e vendit fqinj.
Makina e tyre u ndalua për kontroll në afërsi të Kozanit. Droga e sekuestruar nga policia ishte e ambalazhuar në 36 pako dhe ndodhej në portbagazhin e makinës.
Dy të arrestuarit, me moshë 53 dhe 38 vjeç do të dalin para prokurorisë, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin dhe marrësit në dorëzim të lëndës narkotike.

Lexo edhe“E humbet kontrollin, por unë nuk mund ta fus në burg sepse e kam baba”

















