Çfarë ndodhi? Gjesti kthen ‘përmbys’ shtëpinë e Big Brother VIP Albania
dp

Lexo edheReagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në “Big Brother VIP Albania”

Një surprizë e pazakontë ka pritur banorët e Big Brother VIP Albania këtë mëngjes! Me t’u zgjuar, ata janë shokuar kur kanë parë se gjithçka në shtëpi ishte përmbysur dhe rrëmuja mbizotëronte kudo.
Kjo ka qenë një mision sekret i organizuar nga Vëllai i Madh, ku dy nga banorët, Gjesti dhe Rozana, u përzgjodhën si “ninxhat” e natës për të realizuar këtë skenar argëtues.
Me lëvizje të kujdesshme dhe pa bërë zhurmë, ata kanë zhvendosur mobiliet, kanë rregulluar sendet në mënyrë të çrregullt dhe kanë krijuar një kaos total për t’i futur banorët në një situatë të pazakontë.
Pamjet e reagimeve të banorëve sapo u zgjuan kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar shumë të qeshura mes shikuesve. Disa prej tyre mbetën pa fjalë, ndërsa të tjerë nuk mund të ndalonin së qeshuri nga ky ‘shok’ i mëngjesit.

Lexo edheReagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në “Big Brother VIP Albania”
Ky moment ka shtuar edhe më shumë dinamikën në shtëpi, duke treguar se Vëllai i Madh ka ende shumë surpriza për banorët e këtij edicioni. Si do të vijojë loja pas këtij incidenti të paparashikuar? Mbetet për t’u parë!