back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeÇeku mbetet jashtë liste, ka disa fjalë për Kadri Veselin

Çeku mbetet jashtë liste, ka disa fjalë për Kadri Veselin

Të ngjajshme

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime...

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Nga dje edhe zyrtarisht janë përmbyllur lista e subjekteve politike për kandidatët që do t’i futen garës për deputet të Kuvendit. Koalicioni i ‘krahut të luftës’ ka ndarë numrat për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit; PDK, 55 – AAK,40 si dhe NISMA 15.

Mirëpo, në listën e partisë së Kadri Veselit nuk janë parë disa emra të legjislaturës së kaluar të cilët kishin grumbulluar mijëra vota. Në mesin e tyre del të jetë edhe ish-kryeministri, Agim Çeku. Ai në zgjedhjet e 2014-ës kishte fituar 8,208 vota.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai thotë se mosfutja në këtë listë është bërë me arsyetimin se është “ngushtuar rrethi”  “Po, është e vërtetë që nuk do të jem pjesë e listave sepse PDK-ja është partia më e madhe në vend dhe s’mundemi gjithë me qenë deputet. Është në dorën e kryetarit të partisë dhe ai i përzgjedh ata që i konsideron”, ka thënë ai.

Ndërsa, Çeku nuk tregon nëse do të jetë pjesë e qeverisë, në rast se i fitojnë zgjedhjet. Për të, më e rëndësishme është triumfi në këto zgjedhjeve nga koalicioni (PDK-AAK dhe Nisma).

“Është shumë herët të flas. T’i fitojmë njëherë zgjedhjet dhe besoj që përsëri do të n’varet prej partnerëve të koalicionit dhe kryetarit Veseli se ku mund të jem unë dhe të jap kontribut. Mirëpo, preukopimi i vetëm është që të angazhohemi dhe t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë në fund ai. /indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz