Çeku: Aftësia për të kryer punë më bëjnë kandidatin serioz – Do të angazhohem që të zgjidhim problemet e Prishtinës me themel
dp

Lexo edheZgjedhjet lokale në fokus – Britania e Madhe mbështet KQZ-në me sigurinë kibernetik

Në debatin mes tre kandidatëve favoritë për Prishtinën, në emisionin “Debat Plus”, Çeku theksoi se ofron një qeverisje transparente, larg marrëveshjeve të fshehta dhe interesave të ngushta politike, transmeton lajmi.net.
“Prishtina nuk e ka sot një drejtim të qartë se ku duhet të shkojë, ku do të jetë pas 10 vitesh. Është koha për ndryshim,” tha Çeku, duke shtuar se qasja e tij bazohet në planifikim strategjik dhe zgjidhje të qëndrueshme për sfidat e qytetit.
Ai potencoi se përvoja në qeverisjen qendrore, konkretisht si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe aftësia për të realizuar projekte konkrete, janë dëshmi që ai mund të sjellë rezultate të prekshme edhe në nivel lokal.

Lexo edheZgjedhjet lokale në fokus – Britania e Madhe mbështet KQZ-në me sigurinë kibernetik
“Do të angazhohem që të zgjidhim problemet e Prishtinës me themel”, theksoi Çeku në fund të fjalës së tij./lajmi.net/