Çallovski: Ushqimi nuk duhet që të shitet, por të shkëmbehet

Gastronomët porositin se nuk duhet të bëjmë kalkulime me ushqimin, udhëheqjen e afarizmit dhe përfitimin, pasi që njerëzit janë ata që hanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Filip Çallovskit nga Aleanca e kzhinjerëve në Slow Food Maqedonia, ushqimi nuk duhet që të shitet, por të shkëmbehet, por për këtë gjë është e nevojshme një ndërgjegje e madhe.
Përvoja e tij thotë se më shumë njerëz sot dëshirojnë ta mësojnë gastronominë, të hyjnë në këtë profezion të gatimit të ushqimeve cilësore dhe shëndetësore.
Lexo edheThaçi emëroi Bedri Islamin këshilltar të jashtëm
Vendet që e diktojnë gastronominë në nivel botëror janë Franca, Italia, Spanja. Përndryshe, Çallovski ka qenë pjesë e delegacionit të Slow Food Maqedonia në panairin botëror tradicional të ushqimit, Terra madre Salone del Gusto 2016, që u mbajt në Torino të Italisë, nga 22 e deri më 26 shtator.














