Caktimi i datës së zgjedhjeve, fillon takimi i Haxhiut me përfaqësues të partive politike
dp

Lexo edheBedri Hamza dhe Jehona Lushaku arrijnë tek presidenca për takimin me Albulena Haxhiun

Ka filluar takimi i ushtruesës së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Takimi ka filluar në orën 15:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Në takim me Haxhiun i pranishëm është lideri i PDK-së Bedri Hamza, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Lexo edheBedri Hamza dhe Jehona Lushaku arrijnë tek presidenca për takimin me Albulena Haxhiun
Ndërkaq në takim janë dhe përfaqësues të partive minoritare.
Ndryshe, ky takim po zhvillohet pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të vendit./Indeksonline/