Cakolli i PDK’së i kapet ish-këshilltarit të Veselit për xhipa, vila luksoze, UÇK’në dhe Albin Kurtin

Sekretar i Degës së PDK’së në Prishtinë, Bujar Cakolli i ka replikuar ish-këshilltarit të Kadri Veselit dhe kandidatit të PDK’së deputet, Blerim Latifi, lidhur me konstatimin e tij për komandantët e pasluftës.
Latifi përmes një shkrimi të publikuar dje në Facebook, ka thënë se derisa komandantët bënin gara mes vete se kush e ka xhipin më të shtrenjtë dhe vilat më madhështore, kryeministri Albin Kurti ua lexonte qytetarëve ‘Poemën e Mjerimit’ të Migjenit dhe fitoi sot.
Derisa komandantët bënin garë me njëri tjetrin se kush e ka xhipin ma të shtrenjtë dhe villat më madhështore, Albin Kurti ua lexonte qytetarëve të Kosovës “Poemën e Mjerimit” të Migjenit. Dhe ja ku jemi sot. E bajshi me shnet!”, ka shkruar Latifi në Facebook.
E natyrisht ky postim nuk i ka ikur Cakollit të PDK’së, i cili ka thënë se nuk pajtohet me konstatimet e Blerim Latifit, sipas tij garat për xhipat e vilat më të shtrenjta nuk kanë bërë veç komandantët, por edhe njerëz që nuk kanë pasur lidhje me luftën dhe UÇK’në.

Lexo edheBabai e kërkoi qe 11 vite të bijën e saj, prokuroria e konfirmon se nuk ka asnjë rezultat
“Qe pse nuk pajtohem në tërësi me këtë konstatim të Blerim Latifit. Garë për xhipa e vila më të shtrenjëta e luksoze nuk kanë bërë veç komandantët, por edhe plotë tjerë që nuk kanë lidhje me luftën edhe UÇK-në, madje as lidhje emocionale. Kam përshtypje sikur kemi krijuar një standard që fajtor për gjithçka të jenë njerzit e luftës, e të tjerët shpeshherë kanë bërë edhe ma zi.Blerim, për me qenë 100% i saktë, duhesh me korigju statusin!”, ka shkruar Cakolli.
Kujtojmë se Blerim Latifi ka hequr dorë nga pozita e këshilltarit të kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.














