back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeCakolli: Gjasat për zgjedhje të reja duken më të mëdha sesa për...

Cakolli: Gjasat për zgjedhje të reja duken më të mëdha sesa për krijimin e institucioneve funksionale

Të ngjajshme

Ish-lojtari i Manchester Unitedit urdhërohet të shkojë në burg

Një ish-lojtar i Manchester United është urdhëruar të vuajë...

Vjeshta fantastike e grave shqiptare

Në Shqipëri, në Kosovë dhe në diasporë brenda më...

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj kur janë mbajtur zgjedhjet nacionale. Megjithatë ende nuk janë formuar institucionet e reja të dala nga këto zgjedhje. Kjo për shkak të mungesës së numrave dhe dërgimit të lëndëve të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese.

Se çka pritet të ndodhë pak ditë para vendimit të Kushtetueses për nënkryetarin, vështirë është të parashikohet.

Eugen Cakolli nga KDI thotë se në situatën e tanishme, edhe pse mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet – veçanërisht pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, është e vështirë të besohet se institucionet mund të formohen me një stabilitet real.

“Problemet e thelluara politike, ndarjet e dukshme, retorika konfrontuese e përçarëse, si dhe pozicionet antagoniste mes palëve pothuajse e kanë mbyllur hapësirën për kompromis. Në njërën anë, LVV nuk ka numrat e mjaftueshëm për të qeverisur e vetme dhe nuk po tregon gatishmëri për të lëvizur nga qëndrimi se dëshiron koalicion vetëm me LDK-në. Nga ana tjetër, partitë ish-opozitare, efektivisht e kanë të vështirë të sigurojnë shumicën pa përfshirjen e Listës Serbe, çka është refuzuar hapur nga liderët e saj. Kjo do të thotë se të dyja kampet janë të bllokuara në një situatë ku secila palë e sheh marrëveshjen si humbje politike”, thotë Cakolli për IndeksOnline.

Më tutje, ai thotë se dinamika e mandatit të Presidentes Vjosa Osmani e rëndon edhe më shumë panoramën politike.

“Meqë mandati i saj përfundon në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa asnjë nga blloqet politike nuk ka gjasa apo garanci për sigurimin e 80 votave të nevojshme, çdo qeveri që do të krijohej në këto rrethana do të ishte, në thelb, një qeveri jetëshkurtër, pa horizont afatgjatë dhe me rrezik të përhershëm rrëzimi. Kjo e shpjegon edhe hezitimin e madh për të marrë pushtetin, pasi askush nuk dëshiron të hyjë në një qeverisje që mund të përfundojë shpejt dhe të lërë pasoja politike për partinë që e merr përgjegjësinë”, shtoi ai.

Monitoruesi i punës së Kuvendit thotë se gjasat për zgjedhje të reja duken më të mëdha sesa për krijimin e institucioneve funksionale, sepse palët nuk po gjejnë rrugë për të ndërtuar një marrëveshje që do t’u siguronte stabilitet minimal qeverisës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz