back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeBypass-i i Fierit, merr fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës...

Bypass-i i Fierit, merr fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës gjatë sezonit turistik

Të ngjajshme

Kurti e lëviz paksa Çekun, nga ministër i Kulturës në Arsim

Ish-minsitri i Kulturës, më pas kandidat për Kryetar të...

Prezantimi i kabinetit të ri nga Kurti, Tahiri: Qeveri me përmasa të Kinës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,...

Fluturon numri i ministrive, Kurti i prezanton 20 ministri e 3 zv/kryeministra

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar sonte...

Puna në bypass-in e Fierit vijon intensivisht në mënyrë që të kapet afati i hapjes së njërës korsi për autoveturat deri më 30 qershor 2019.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga punimet për bypass- in e Fierit.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin që më në fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, merr fund me hapjen e njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.

Prej vitesh shqiptarët presin të përfundojnë 22 kilometrat e një autostrade të re, e cila shmang rrugën e vjetër kombëtare që lidh Fierin me qytetin e Vlorës.

Që të kalosh përmes segmentit të vjetër, të duhen minimalisht 40 minuta. Gjate sezonit të verës, trafiku i rënduar nga pushuesit që frekuentojnë plazhet e jugut dhe rruga e ngushtë u kushton udhëtarëve disa orë dhe qindra aksidente.

Kjo tablo do t’i përkasë të shkuarës në pak ditë. Bypass-i i Fierit, që do ta evitojë rrugën e vjetër, është drejt përfundimit.

Punimet për bypass-in e Fierit nisën në vitin 2011 dhe tani pas 8 vitesh do të hapet njëra korsi e kësaj rruge, e cila do të lidhë mjetet direkt me autostradën Levan-Vlorë.

Korsitë janë të gjera 3,75 metra. Në muajin shkurt të vitit të ardhshëm autostrada do të hapet e gjitha në të dy krahët. Ajo do të jetë e pajisur dhe panele mbrojtëse për të evituar erën e fortë që rreh këtë segment.

Faza më intensive e punimeve është përqendruar në dy urat e fundit. Ajo e Pojanit ka përfunduar, ndërsa po shtrohen trarët tek ura Semanit./k.s/ATSH/

Të Fundit

Sport

ShowBiz