back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeBulliqi u përgjigjet deputetëve të LDK-së: Largimi i raportit tim, tendencë për...

Bulliqi u përgjigjet deputetëve të LDK-së: Largimi i raportit tim, tendencë për ta fshehur humbjen e territorit

Të ngjajshme

LDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Kufirin me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi i është përgjigjur deklaratave të deputetëve nga LDK-ja, që po kundërshtojnë që raporti i komisionit që ai drejtoi të jetë pjesë e votimit në seancën e paraparë të mbahet sot.

Deputetët e LDK-së kanë kërkuar që në këtë seancë të mos jetë pjesë e votimit edhe raporti i Shpejtim Bulliqit, por vetëm marrëveshja e presidentëve.

Bulliqi ka thënë se heqja e raportit të tij është tendencë për ta fshehur humbjen e territorit.

“Largimi i raportit tim është tendencë që të mos nxirret realiteti i humbjes së territorit dhe mosrealizimit të deklaratës së dy presidentëve. Korrigjimi bazohet në ligj e jo në raporte”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Bulliqi edhe gjatë legjislaturës së kaluar sa ishte deputet i LDK-së, në vazhdimësi e kishte kundërshtuar marrëveshjen e Komisionit të Murat Mehës për demarkacionin, ngase sipas tij, nga ajo marrëveshje Kosova humb hiç më pak se 8 mijë hektarë tokë.

Ndryshe, seanca e paraparë të mbahet sot për Demarkacionin ende nuk ka filluar dhe besohet se do të shtyhen, ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht një gjë e tillë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz