Bukuritë natyrore të Kosovës që ia kalojnë edhe Zvicrës
BILLI

Lexo edheKjo është kosovarja që akoma pa mbushur 18 vjet ka arritur në majat më të larta në botë

Kosova ka një hapësirë prej 10,908 km2, mirëpo edhe pse është e vogël me territor ajo ka hapësirë për turizëm dhe ka vende me pamje të mrekullueshme, transmeton Gazeta Metro.
Kosova ka vende turistike malore, shëndetësore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, e që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim.
Malet dhe fushat e larta të mbuluara me borë që ngjiten me luginat poshtë tyre të freskëta e me gjelbërim, japin ndjenjën e qetësisë dhe të relaksit.

Duke filluar nga Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit, Mirusha, Drini i Bardhë, Shpella e Gadimes, Shala e Bajgorës, Bjeshkët e Hasit e shumë rajone të tjera i japin pamje të papërshkrueshme shtetit të Kosovës.
Ju sjellim disa fotografi të cilat pasqyrojnë bukuritë e rralla natyrore të Kosovës.


Lexo edheKjo është kosovarja që akoma pa mbushur 18 vjet ka arritur në majat më të larta në botë





