Brenda 24-orëshit “kaotik” të Julit me binjakët

Juliana Nura ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente të ëmbla nga përditshmëria me binjakët e saj, të cilët kanë ardhur së fundmi në jetë.
Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka publikuar një fotografi ku dy foshnjat shihen të shtrira në krevat, ndërsa fytyrat e tyre i ka mbuluar me dy emoji zemrash, një të kaltër dhe një rozë, duke ruajtur kështu privatësinë e tyre.
Përveç fotografisë së ëmbël, Xhuli ka ndarë edhe disa detaje nga përditshmëria e saj si nënë e re, duke treguar se kujdesi për dy foshnja sjell edhe sfida të shumta.
“A doni me pa qysh e kaloj unë me binjakët e mi një 24 orë?”, ka shkruar ajo, duke i pyetur ndjekësit nëse dëshirojnë të shohin më shumë nga rutina e saj e përditshme.
Më pas, Juliana ka treguar se fotografia është realizuar në orën 04:00 të mëngjesit, pasi binjakët më në fund kishin arritur të flinin pas dhimbjeve të barkut.

Lexo edheShokon Kimi, shfaqet me dhëmbë të zinj, vathë në duar dhe flokë blu
“Kjo foto është bërë në orën 4 të mëngjesit, ku më në fund flejtën binjakët pas dhimbjeve me bark dhe vetëm në prehërin tim i zinte gjumi”, ka shkruar ajo.
Xhuli nuk e ka lënë anash as një detaj me humor nga jeta në shtëpi, duke përmendur edhe qenin e saj, Kremi, i cili duket se po e ndien ndryshimin e rutinës.
“Kremit veç po i shkojnë nervat që çdo 10 minuta kanë dikush”, shkruar ajo.
Përmes këtij postimi, ajo ka ndarë një pjesë të realitetit të mëmësisë, ku momentet e ëmbla me të vegjlit ndërthuren me netët pa gjumë dhe sfidat e përditshme.















