back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaBotëBrazil/ Gazetari po raportonte live një aksidenti automobilistik, zbulon se viktima është...

Brazil/ Gazetari po raportonte live një aksidenti automobilistik, zbulon se viktima është djali i tij

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Gazetari, Carlos Alberto Baldassari , shkoi në vendin e një aksidenti automobilistik mes një makine dhe një kamioni për të raportuar ngjarjen. Teksa po raportonte detajet drejtpërdrejt në Facebook, kuptoi se viktima e aksidentit ishte djali i tij 32-vjeç, Tiago Cequeto Baldassari.

Ngjarja ndodhi në autostradën Antônio Machado Sant’Anna në Brazil.

Siç raportojnë mediat e huaja, kur ka marrë vesh se djali i tij kishte vdekur në aksident, gazetari ka ndaluar menjëherë transmetimin e drejtpërdrejtë në Facebook.

Pavarësisht gjithçkaje, më vonë, filloi një live të ri, në të cilin shpjegoi atë që sapo kishte ndodhur.

“Kjo është jeta e një gazetari. Shumë njerëz ndoshta nuk do ta kuptojnë momentin që po jetoj. Njeriu që humbi jetën në aksident është djali im, Tiago, tha Baldassari me zërin e ndrydhur nga dhimbja. Sot në mëngjes erdha për të mbuluar keto lajme dhe kur erdha…e kuptova që ishte djali im. Fatkëqsisht në këtë botë jetojmë. Në lajme, ka raste kur shkojmë për të mbuluar ngjarjet dhe zbulojmë që anëtarëte familjes tonë janë të përfshirë. Sot ishte djali im. Të humbëm Thiago, Zoti e mirëprettë krahëhapur, ishte djalë i mirë, me zemër të mirë”, shtoi ai.

Tiago ka lënë pas gruan, tre muajshe shtatzënë dhe një vajzë 8-vjeçare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz