Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të votojnë për kryeparlamentar, kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj.
Ai e quajti Limajn të pabesë, derisa shtoi se mosdakordimi i tij me kryetarin e LVV-së, njëherësh me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është si pasojë se asnjëri nuk i besojnë tjetrit.
“Në asnjë rrethanë zotëri Limaj nuk do të votohet nga Aleanca… E mira është që këta dy liderë kanë pasur pajtueshmëri që me u taku prapë. Pra janë bërë si Burdushi, takohu dhe shihemi herën tjetër… Limaj dhe Kurti kanë pasur dhjetëra takime, një kohë nuk e kanë pranuar dhe tash po e pranojnë. Ata po takohen për të mirën e Kosovës, mirëpo prapë për të mirën e Kosovës s’po dakordohen. Kanë rastësisë të dytë të jenë të pabesë dhe asnjëri nuk i beson tjetrit… U dëshmua dhe këtë e vlerëson edhe zotëri Kurti pasi nuk i beson. Kurti po insiston në postin e kryeparlamentarit pasi nuk mundet të shkarkojë, kurse për ministri mund të shkarkojë sikurse Agim Veliun”, tha ai.
Këto komente ai i bëri duke hyrë në kuvend, për përpjekjen e 50 -të për konstituim të legjislaturës së nëntë.