back to top
Wednesday, July 30, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBQK: Apple Pay tani zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë — një...

BQK: Apple Pay tani zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë — një hap tjetër drejt digjitalizimit të pagesave

Të ngjajshme

Arrestohet vajza e Ibrahim Tatlises

Këngëtarja Dilan Çıtak, vajza e artistit İbrahim Tatlıses, të...

Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë

Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe...

Lansohet kënga e shumëpritur nga Luana e Genta

Dy artistet e njohura, Luana Vjollca dhe Genta Ismaili...

“Re Clinic” e Jeta Rukiqit, zgjedhja e parë e Dua Lipës në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në...

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton me kënaqësi se shërbimi ndërkombëtar i pagesave Apple Pay është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe për përdoruesit në Kosovë.

Ky zhvillim i rëndësishëm lejon bankat dhe institucionet financiare në vend të lidhin kartelat e tyre me platformën Apple Pay, duke mundësuar kryerjen e pagesave të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt përmes pajisjeve Apple, si iPhone, Apple Watch e të tjera.

Procesi i funksionalizimit të plotë të këtij shërbimi në të gjitha bankat varet nga marrëveshjet dhe integrimet teknike individuale, por Apple Pay është një shtesë thelbësore për modernizimin e sistemit të pagesave në Kosovë.

Pas integrimit të suksesshëm të Google Pay, Apple Pay përfaqëson një hap tjetër drejt përshpejtimit të digjitalizimit financiar, përfshirjes më të madhe financiare dhe ndërkombëtarizimit të shërbimeve financiare në përputhje me standardet evropiane.

Në takimin e fundit me përfaqësues të kompanisë Apple në maj 2025, BQK theksoi përkushtimin e saj për krijimin e kushteve të favorshme për adoptimin e shërbimeve më moderne financiare në Kosovë, brenda kuadrit të Planit Strategjik 2024–2028.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes BQK-së, sektorit bankar dhe partnerëve ndërkombëtarë, me një rol të veçantë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

BQK falënderon të gjitha palët për kontributin e tyre dhe mbetet e angazhuar për avancimin e mëtejshëm të infrastrukturës digjitale financiare të Kosovës, duke e përafruar atë me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe aspiratat për integrim evropian.

- Advertisement -

Të Fundit