back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Botë e errët”– Zvicra e shqetësuar nga artistët që performojnë ilegalisht dhe...

“Botë e errët”– Zvicra e shqetësuar nga artistët që performojnë ilegalisht dhe rasti i këngëtares shqiptare

Të ngjajshme

Çitaku e PDK’së mban konferencë sot në ora 16:00

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, do të...

Përkujtohen 14 ushtarët britanikë, Maqedonci: Britania e Madhe mbetet mike e përhershme

Në kujtim të 14 ushtarëve britanike, janë vendosur lule...

Në këtë qendër votuan veç 7 persona

Në fshatin Videjë të Klinës, në Qendrën Rinore “Videjë”,...

Mbi 175 mijë qytetarë kanë votuar deri tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar linkun ku...

Një operacion kombëtar i policisë zvicerane po targeton artistët shqiptarë që perfomojnë atje, në shkelje të ligjit.

Media prestigjoze në Zvicër, NEUE ZUERCHER ZEITUNG, i ka dedikuar një artikull, asaj që e cilëson si një “botë të errët”, marrëveshjet ilegale të këngëtarëve shqiptarë me klubet në Zvicër.

Artikulli ka publikuar rastin e Eva Ndojës, një nga disa artistë shqiptarë që po përballen me drejtësinë zvicerane për shkak të shkeljeve me ligjin për të huajt, asaj dhe të tjerëve u duhet një leje pune për të performuar (dhe fituar) në klubet e Zvicrës.

Operacion i gjerë policor

Me emra të njohur, pronarët e klubeve përpiqen të tërheqin sa më shumë mysafirë në lokalet e tyre. Këngëtarët e vjetër të folklorit kujdesen për ndjenjat nostalgjike të diasporës, ndërsa reperët e egër synojnë publikun e ri.

Por hetuesit besojnë se disa nga këto klube janë shumë më tepër sesa vende argëtimi për të rinjtë nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kroacia apo Kosova. Sipas organeve të drejtësisë, ato shërbejnë si maskë për biznese të dyshimta, në të cilat përfshihet edhe krimi i organizuar. Këtë e tregojnë disa hetime të mëdha të viteve të fundit.

Megjithatë, është një botë ku hetuesit mezi arrijnë të depërtojnë. Skena është e organizuar mirë, me strukturë hierarkike, e mbyllur dhe e heshtur ndaj të jashtmëve. Për këtë arsye, hetuesit e Cyrihut përqendrohen në goditje të sakta dhe të qëlluara.

Aksione si ai i prillit 2024, kur Eva Ndoja u shoqërua nga policia, janë pjesë e kësaj strategjie. Atëherë hetuesit kontrolluan gjithsej trembëdhjetë klube gjatë dy fundjavave, përfshirë pronarët, punonjësit dhe mysafirët. 47 persona u arrestuan përkohësisht, kryesisht për shkelje të ligjit për të huajt.”

Rasti “Ndoja” dhe një “as nën mëngë”

E veshur e tëra në të zeza, me syzet e diellit ngritur lart dhe pallton hedhur mbi supe — Eva Ndoja shfaqet, një vit e gjysmë pas incidentit, në sallën e Gjykatës së Qarkut në Uster. Urdhrin penal, që e akuzonte se kishte ushtruar veprimtari fitimprurëse pa leje pune në klubin e natës, këngëtarja nuk e pranoi. Në vend të kësaj, ajo angazhoi një avokat.

Për gjyqin, Ndoja ka udhëtuar nga Gjermania, ku jeton, drejt Zvicrës. Me gjyqtarin flet qetësisht dhe me vendosmëri. Ajo thotë: “Jam këtu sot për ta paraqitur çështjen siç duhet”. Dhe shton: “Kërkoj të drejtën time”.

Megjithëse po këndonte në momentin kur policët hynë në klub, dhe megjithëse organizatorët kishin shpërndarë fletëpalosje me fytyrën e saj për të promovuar mbrëmjen, këngëtarja deklaron: “Unë nuk po punoja atje”.

Ndoja tregon një histori krejt tjetër. Ajo nis disa ditë para Bajramit, në Kosovë. Aty, këngëtarja kishte vizituar një mike të saj — të cilën më pas e arrestuan gjithashtu. Të dyja kishin planifikuar si ta kalonin festën. Sipas saj, mikja i kishte thënë: “Do të shkojmë në Zvicër si të ftuara”. Një i njohur i kishte ftuar.

Sapo mbërritën në Zvicër, i njohuri i dërgoi në klubin e natës në Brüttisellen. Me askënd tjetër nuk kishte pasur kontakt, betohet Ndoja: “Nuk i njihja këta njerëz”. As para nuk kishte marrë — as atëherë, as më pas. Dhe për fletëpalosjen me portretin e saj kishte mësuar vetëm kur policët ia kishin treguar. “Sigurisht që u zemërova,” thotë ajo.

Këngëtarja thekson se ndodhej në klub si mysafire, jo si artiste. Ajo dhe shoqja e saj kishin dashur vetëm të vazhdonin festën në një disko. Por atëherë, i njohuri i kishte kërkuar t’i këndonin bashkë një këngë.

Sipas Ndojës dhe avokatit të saj, ajo ishte përdorur në mënyrë të paskrupullt si “karrem” për të tërhequr njerëz në event. Për më tepër, shtojnë ata, nëse një muzikant zviceran do të këndonte si mysafir në një festë, askujt nuk do t’i shkonte në mend se ai po punonte.

Për të provuar pafajësinë e saj, Eva Ndoja kishte një “as nën mëngë”: ajo paraqet në gjyq një dëshmitare që e mbron — pronaren e klubit të natës.

Por sipas burimeve, gruaja, një zvicerane me rrënjë shqiptare, nuk është vetëm një pronare.

Ajo punon prej vitesh si ndërmjetëse për vajza të reja nga Evropa Juglindore. Këto vajza duhet të punojnë në klube, në bar, si këngëtare ose si vajza që argëtojnë klientët për të rritur qarkullimin. Në klub, ato duhet të kërcejnë me veshje provokuese me mysafirët meshkuj, t’i inkurajojnë të pinë dhe t’u shërbejnë pije të shtrenjta.

Në fund të gjyqit, Ndoja rezulton e pafajshme dhe do të dëmshpërblehet me 6 mijë franga. Teksa hipën në makinë, me avokatin e saj, Ndoja thotë se pafajësinë e ka fituar me të drejtë: “Më besoni për këtë!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz