back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeBordi i Paqes lanson faqen zyrtare, Kosova dhe Shqipëria ndër shtetet themeluese...

Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, Kosova dhe Shqipëria ndër shtetet themeluese me flamujt e tyre

Të ngjajshme

Akuza të reja për Princin Andrew, masazhatorja: Doli i zhveshur para meje

Akuza të reja janë bërë publike ndaj Prince Andrew,...

“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj,...

Bordi i Paqes ka lansuar zyrtarisht uebfaqen e tij, duke shënuar një hap të rëndësishëm në krijimin e një strukture më të avancuar dhe efikase për paqen në nivel botëror.

Në këtë platformë janë shpallur gjithashtu 28 shtetet që kanë kontribuar në themelimin e këtij mekanizmi ndërkombëtar, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Në deklaratën e tij themeluese, Bordi thekson se paqja e qëndrueshme kërkon një qasje pragmatike, zgjidhje të përbashkëta dhe guximin për t’u larguar nga mënyrat dhe institucionet që shpesh kanë dështuar të sjellin rezultate konkrete.

Dokumenti po ashtu thekson se paqja afatgjatë arrihet kur qytetarët fuqizohen për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tyre dhe përmes partneriteteve të qëndrueshme, të orientuara nga rezultatet dhe të bazuara në ndarjen e përgjegjësive dhe barrës.

Një tjetër pikë e rëndësishme është nevoja për krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar më fleksibël dhe më efikas në fushën e paqebërjes, duke kritikuar qasjet që krijojnë varësi të përhershme dhe institucionalizojnë krizën, në vend që ta adresojnë dhe tejkalojnë atë.

Mes 28 shteteve themeluese që figurojnë në uebfaqe janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Uzbekistani, Paraguai, Maroku, dhe shumë shtete të tjera nga Europa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz