back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeBlindohet aeroporti i Tiranës, ekstradohet nga Republika Domenikane i shumëkërkuari Soni Pepa

Blindohet aeroporti i Tiranës, ekstradohet nga Republika Domenikane i shumëkërkuari Soni Pepa

Të ngjajshme

Ahmeti e nisi ditën me banorët e fshatit Blinajë: Bashkëbisedim i ngrohtë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është takuar me banorë...

Ahmeti e nis ditën në takim me banorët e Blinajës

Kryetari i Lipjanit, njëheresh kandidat për kryetar të kësaj...

Sot varroset burri që humbi jetën nga të shtënat me armë në Llapashticë

Bashkim Spahiu, burri që humbi jetën të shtunën nga...

15 vite pas shuarjes, klubi i njohur kosovar fillon përsëri garat

Klubi i njohur kosovar, KF Studenqani ka filluar aktivitetin...

Është ekstraduar në orët e para të mëngjesit të së dielës nga Republika Domenikane, i shumëkërkuari për trafik droge nga Interpoli Soni Pepa, i cili njihet dhe me emrin Vilson Pepa, pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.

Policia e Shtetit njofton se, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Soni Pepa alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të këtij shtetasi. Shtetasi S. P., në përfundim të procedurave, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Emri i të ndaluarit Soni Pepa, 41 vjeç, është i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kilogramë nga të cilat u sekuestruan në Roterdam të Holandës, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, Belgjikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz