back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeBlerta Deliu merr pjesë në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e...

Blerta Deliu merr pjesë në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian

Të ngjajshme

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar...

Ide dhuratash për Shën Valentin sipas personalitetit të partnerit

Shën Valentini është momenti ideal për të zgjedhur një...

BE-ja ashpërson ligjet e azilit, kërkesat nga kosovarët do të përpunohen më shpejt

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që...

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, ka marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian (COSAC), në Bukuresht të Rumanisë, ku ka theksuar çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e BE’së, shkruan Gazeta Metro.

Deliu është shprehur e kënaqur nga kjo konferencë, derisa ka thënë se Kosova ëshë përfaqësuar në mënyrë të barabartë me të gjitha delegacionet tjera, pavarësisht se Rumania ende nuk e ka njohur vendin.

“Ndonëse Rumania nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, delegacioni i Kuvendit u përfaqësua në mënyrë të barabartë me delegacionet e tjera. Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, theksova rëndësinë e këtij procesi për Kosovën me kërkesë që dinamika e tij të përshpejtohet”, ka thënë ajo.

Tutje, Deliu ka përmendur edhe përmbushjen e kritereve për viza nga Kosova, dhe mosliberalizimin e tyre nga ana e BE’së.

“Në veçanti potencova faktin që edhe pas përmbushjes së kritereve qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza”, shtoi ajo.

Bashkë me Deliun, në konferencë ka marrë pjesë edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz