back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaRegjionaleBiznesmeni që dhuroi qindra kilogram sugjuk për skamnorët në Skenderaj (FOTO)

Biznesmeni që dhuroi qindra kilogram sugjuk për skamnorët në Skenderaj (FOTO)

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Burim Piraj, pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, e cila gjendet në fshatin Pllavë të komunës së Dragashit, gjatë vitit që lamë pas punëtorëve ua ka dhënë për herë të parë edhe pagën e 14-të!

E gjithë kjo pasi sipas tij, suksesi i biznesit është i garantuar vetëm kur punëtorët janë të kënaqur me punën e tyre, transmeton DrenicaPress.

Piraj përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, Piraj, i cili i ka falënderuar punëtorët për punën që po e bën.

Postimi i plotë i Pirajt në Facebook:

Faleminderit o Allah që më mundësove të përjetoj këtë ditë!
Rroga e 14 u nënshkrua, I falënderoj shumë punëtorët, bashkëpunëtorët dhe në veçanti konsumatorët tanë që kanë qenë përherë pjesë e suksesit!
Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi të gjithë juve që ju përmenda më lartë dhe mbi popullin Shqiptar në tërësi!

Piraj është i njohur për opinion edhe në Skenderaj, ngase ai si humanist i madh që është për skamnorët e Skenderajt ka dhuruar 250 kilogram sugjuk.

Këtë e ka bërë të ditur hoxhë Berat Shatri për Drenicapress.

“Ka shumë vite që në prag të festave të Bajramit apo edhe gjatë Ramazanit kemi ndërmarrë aksione bamirësie, ku kemi ndihmuar familjet nevojtare që i kemi njohur mirëpo Ramazani i 2017-tës ka qenë më i bereqetshmi. Fillimisht me disa shokë patëm bërë identifikimin e familjeve nevojtare në tërë komunën e Skenderajt, i kemi regjistruar në detaje e pastaj i kemi ndihmuar me mundësitë që na janë ofruar. Dorëdhënësit kanë qenë të ndryshëm duke përfshirë kështu ca shokë me të cilët njihemi që moti e gjithashtu në aksionet tona ka marrë pjesë edhe këngëtarja Leonora Jakupi, e i veqantë ka qenë gjithashtu kontributi i një biznismeni nga Drenica me 250 pako (secila prej tyre ne vlerë të 50 eurove), e që është kontributi më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë dhe po të mos dëshironte të mbetej anonim do të duhej të shpallej njeriu më bamirës nga komuna e Skenderajt. E 250 pakot që u shpërndanë në fund të Ramazanit u pasuruan me nga një kilogram suxhuk si rezultat i përkrahjes që i dha aksionit tonë kompania “Meka halal food” madje pa na njohur fare. Fillimisht kontaktova me pronarin Burim Piraj me qëllim që t’i blenim nga ai 250 kg suxhuk me shpresë që do të na i shiste me një çmim më të ulët dhe do na i sillte në Skenderaj, por pas një prezantimi të shkurtër, i nderuari Burim Piraj shprehu vullnetin të na i jepte gratis ato 250 kg pasi që ishin për shpërndarje tek nevojtarët ashtu edhe veproi prandaj e kam borgj t’a falenderoj publikisht për kontributin e dhënë për familjet nevojtare në Drenicë, madje vlen të përmendet që ky njeri e konkretizoi premtimin e tij dhënë edhe punëtorëve të kompanisë së tij me dhënien e pagës së 14. Një shembull i tillë duhet të ndjeket edhe nga kompani të tjera duke mos pasur frikë nga bamirësia sepse profeti Muhamed paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi të, i cili ishte mëshirë për gjithë botërat ka thënë: “Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë”.Fatmirësisht shembuj të tillë kemi edhe sot e ndër ta është edhe “Meka halal food” me pronarin Burim Piraj”, ka thënë Shatri./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz