back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeBislimi paralajmëron padi për mediat në Kosovë, por jo për atë të...

Bislimi paralajmëron padi për mediat në Kosovë, por jo për atë të Zvicrës: S’kam pasur takime sekrete, aq më pak me Gjuriqin!

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Mediumi zviceran “NZZ” dje publikoi një artikull ku foli për takime “diskrete” mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë në Zvicër, konkretisht duke aluduar në takime të “fshehta” mes dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Marko Gjuriq.

Takimet e tyre bile i përshkruajtën si shumë familjare, transmeton lajmi.net.

Por, sot ky medium e e editoi pak tekstin, duke thënë se nuk ka pasur takime direkte mes Bislimit dhe Gjuriqit.

Pasi u editua teksti, Bislimi ka dal me një reagim duke i kërcënuar mediat me padi. Por, vetëm këto të Kosovës, jo atë të Zvicrës.

“NZZ” e cilësoi si medium serioz. Krejt kjo në reagimin që e bëri pas editimit të tekstit.

Bislimi mohoi që ka pasur takime sekrete me Marko Gjuriqin.

Postimi i plotë:

Dezinformata të shumta dhe propagandë nga portale në Kosovë u përhapën dje duke keqinterpretuar qëllimshëm një artikull të gazetës zvicerane NZZ. Është për keqardhje me sa lehtësi dhe shpejtësi krijohen dhe shpërndahen dezinformatat me synim informimin e rrejshëm ndaj opinionit publik dhe çorientim të së vërtetës.
Si Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës apo në kapacitet tjetër, asnjëherë nuk kam pasur takime “të fshehta e sekrete”, e aq më pak me personazhe si Marko Gjuriq. As gazeta serioze zvicerane NZZ nuk aludoi në shkrimin e saj që nga publikimi në asnjë moment për një takim të tillë, por ishin portalet joprofesionale dhe gazetarë joprofesionalë që raportuan rrejshëm në atë mënyrë, duke keqpërdorur artikullin nga NZZ.
Dezinformatat e shumta të shpërndara në mënyrë të qëllimshme do t’i adresoj përmes ankesës/padisë në institucionet relevante./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz