back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaLajmeBisedimet e paqes për Gazën në Egjipt, merr pjesë dhëndri i Presidentit...

Bisedimet e paqes për Gazën në Egjipt, merr pjesë dhëndri i Presidentit Trump

Të ngjajshme

Ari shënon rritje historike: Çmimi 4 mijë dollarë për ons

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord prej...

Qalaj: Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, Vetëvendosje do të pësojë rënie të madhe

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj,...

Çfarë i tha Allegri asistentit të tij për penalltinë e Pulisicit?

Skuadra e Milanit barazoi pa gola ditë më parë...

Edi Rama në homazhe për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë homazhet...
- Advertisement -

Dhëndri i Presidenti Donal Trump, Jared Kushner do të jetë pjesë e bisedimeve për planin e paqes në Gaza midis negociatorëve izraelitë dhe Hamas në Egjipt të mërkurën. BBCraportoi se mbërritja e tyre vjen, ndërsa dita e dytë e bisedimeve përfundoi pa rezultate konkrete.

Trump mbajti një ton pozitiv, ndërsa izraelitët shënuan përvjetorin e dytë të sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor në vendin e tyre, duke thënë ekziston mundësia që të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ka komentuar mbi statusin e bisedimeve, dhe u ka thënë izraelitëve se këto ishin në ditë vendimtare. Në një postim në X, Netanyahu shtoi se Izraeli do të vazhdojë të veprojë për të arritur qëllimet e tij të luftës.

“Kthimi i të gjithë të rrëmbyerve, eliminimi i regjimit të Hamasit dhe premtimi se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”,deklaroi Benjamin Netanyahu.

Witkoff dhe Kushner pritej të largoheshin nga SHBA-të të martën në mbrëmje dhe të mbërrinin në Egjipt të mërkurën, tha për BBC-në një burim i njohur me bisedimet.
Një zyrtar i lartë palestinez, i njohur me negociatat tha se seanca përfundoi pa rezultate të prekshme, mes mosmarrëveshjeve mbi hartat e propozuara të tërheqjes izraelite nga Gaza dhe mbi garancitë që Hamasi dëshiron të sigurojë që Izraeli të mos rifillojë luftimet.

Ai shtoi se bisedimet ishin të vështira dhe ende nuk kanë prodhuar ndonjë përparim të vërtetë, por tha se ndërmjetësit po punonin shumë për të ngushtuar boshllëqet midis dy palëve. Trump u tha gazetarëve se  do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që të gjithë t’i përmbahen marrëveshjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz