Nga Shkelzen Rrecaj
Fshati Qafë Morinë i njohur për bukurit natyrore tepër tërheqëse, sa magjepse dhe aq pjellore. Me majëmalet dhe kreshtat e thepisura, të cilat shprehin egërsinë e lartësive baras me qiellin. Me masivet e gjelbëruara që fillojnë nga shkurret e bokave, duke vazhduar me lisnajat e dushqeve e deri të ahishtet e legjendave. Po ashtu fshati Qafë Morinë është i njohur edhe me florën e mrekullueshme, të luleve, bimëve medicinale etj. Me faunën impresiononte të kafshëve të egra si; dhia, kaprolli, ujku, derri, ariu i murrmë, dhelpra etj.
Kur i përmend të gjitha këto të mira që ka fshati Morinë, është e pamundur që mos ta vizitosh dhe të jetosh në këtë anë.
Duke i parë bukuritë natyrore dy të rijnë kanë ikur nga asfalti për t’u marrë më blegtori. Dioxhen Ibrahimi dhe Besnik Nexhipi, që janë të moshës 31 dhe 28 vjeç, të cilët në vitin 2014 kanë themelur “Ferma Bio – Morinë” në fshatin Qafë Morinë, Komuna e Gjakovës.
“Ferma Bio – Morinë”, bën pjesë në një prej fermave më të reja në shtetin e Kosovës me një kapacitet prej 70 krerëve lopë dhe 500 dele dhe dhi.
Portali bujqësia.org, zhvilloi një bisedë me pronarët e kësaj ferme për t’u njohur më shumë rreth punës së tyre dhe sfidave më të cilët ata ballafaqohen. Sa krerë lope e delesh keni?
Dioxhen Ibrami për bujqësia.org u shpreh: ““Ferma Bio – Morinë” për moment disponon me një numër prej 150 dhi, 200 dele dhe kinxha, 30 lopë dhe 20 koshere me bletë.”
Sfidat me të cilat ballafaqohen këta të rijnë është edhe sigurimi i ushqimit për bagëtitë e tyre.
“Sigurisht që sfida më e madhe për ne është sigurimi i ushqimit për të cilin edhe ne kemi qenë të detyruar të reduktojmë numrin e krerëve lopë nga 70 në 30 krerë. Normalisht ushqimi është shumë i rëndësishme për kujdesën dhe rritjen e kafshëve dhe kjo si shkak i mungesës së pajisjeve bujqësore. Është një problem të cilin po mundohemi ta tejkalojmë me shumë punë.”
Ndërsa sa i përket shitjes së qumështit dhe mishit Ibrahimi thotë: “Me gëzon fakti se vetëdija te populli është e lartë dhe dinë të vlerësojnë kualitetin dhe cilësinë që ofrojmë për këtë arsye “Ferma Bio” ka edhe mishtoren e vet në Gjakovë, ku ofrojmë cilësinë më të lartë të gjitha produkteve të mishit.”
I pyetur se si e vlerësoni tregun e Kosovës për blegtorët?
Ibrahimi deklaroi: “Mendoj që shteti i Kosovës i ka të gjitha mundësitë për të qenë një lider në Ballkan me punën të palodhshme që bëjnë bujqit, dhe me një përkushtim të drejtë dhe mbështetje nga shteti mendoj që është e vetmja zgjidhje për gjithë ne.”
Këtyre dy të rinjve ende nuk iu ka dalë askush në ndihmë që d.m.th nuk janë përfituese të Institucioneve të vendit.
“Mund të them se deri me sot nuk kemi patur asnjë ndihmë apo vizitë edhe pse kemi konkurruar vazhdimisht për subvencione apo grande bujqësore.”
Të merresh me blegtori nuk është edhe punë e lehtë, bagëtitë kërkojnë një kujdes të veçantë dhe atë duhet t’u përkushtohesh tërë ditën.
“Të merresh me blegtori, bujqësi do të thotë përkushtim ditor, do të thotë që nuk ka ditë pushimi, është një përkushtim i cili dita ditës po zbehet dhe po humbet tek gjeneratat të reja për këtë arsye kërkohet një mbështetje nga shteti për të gjithë ata që merren me këtë punë.”
Të dy bashkëpronarët kanë angazhuar edhe punëtor që të kujdesën për bagëtitë e tyre.
“Për moment “Ferma Bio Morinë”, ka 5 punëtorë me orar të plotë, dhe shpresojmë që ky numër të rritet duke na mbështetur edhe Ministria e Bujqësisë.”
Këta kanë menduar edhe për ata që dëshirojnë ta vizitojnë fshatin Qafë Morinë, të cilët kanë ndërtuar edhe një bujtinë për vizitorë të ndryshëm dhe janë të vetmit që gjenden mes malesh.
Ata që dëshirojnë të vizitojnë këtë vend dhe ta shijojnë ajrin e pastër të maleve të shohin bagëtitë në fusha dhe ta shijojnë qumështin e freskët të tyre këtë ua ofron “Ferma Bio – Morinë”./bujqesia.org/