Bill Gates do të dhurojë 4,6 miliardë dollarë për bamirësi
03
Lexo edheDhimbje e madhe dhëmbi? Ja si ta ndaloni në disa sekonda
Themeluesi i Microsoft-it dhe biznesmeni më i pasur në botë Bill Gates ka vendosur që ta dhurojë pjesën prej 4 miliardë e 600 milionë dollarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkaq nuk dihet ende se ku do të dërgohet ky donacion. Në formularin për aplikim, nuk ka informacione se ku do të dërgohet ky donacion i fundit i Gates.
Në këtë mënyrë Gates që nga viti 2000 e deri më tani ka dhuruar 16 miliardë dollarë prej aksioneve të tij në Microsoft, dhe kjo do të jetë ndihma më e madhe e tij e bamirësisë deri më tani.

Lexo edheDhimbje e madhe dhëmbi? Ja si ta ndaloni në disa sekonda
Pasuria e vlerësuar e Bill Gates, nga korriku i vitit 2017 mendohet të jetë 89 miliardë e 900 milionë dollarë.