BallinaLajmeBIK-u nuk pranon ndryshimin e projektit të xhamisë (Video)

BIK-u nuk pranon ndryshimin e projektit të xhamisë (Video)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Debati i krijuar rreth ndërtimit të xhamisë qendrore në lagjen “Dardania” në Prishtinë, është kryekëputë debat politik, thotë se zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Ahmet Sadriu, duke shtuar se institucioni i tij nuk heq dorë nga qëndrimet e mëparshme për këtë objekt.

Iniciatori kryesor i nismës për ndryshimin e arkitekturës së xhamisë së madhe, Yll Rugova, shprehet se objektet duhet t’u përmbushin disa kritereve të cilat definohen në planin e asaj lagjeje dhe se në asnjë formë nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë qendrore.

Ndërkaq, doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, nuk e konsideron të gabueshme formën e cila është përzgjedhur për t’u ndërtuar nga ana e BIK-ut.

Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës: kryetari i Komunës së Prishtinës – Isa Mustafa; presidentja Atifete Jahjaga; kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Për këtë temë, të hënën presidenti i tashëm, Hashim Thaçi, ka aranzhuar takim me krerët e BIK-ut, por këta të fundit kanë thënë se ky takim është anuluar Presidenca. /Tribuna/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz