back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeBien pak temperaturat, ky është parashikimi i motit për të dielën

Bien pak temperaturat, ky është parashikimi i motit për të dielën

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme temperaturat do të bien për 3-4 gradë celsiu.

Por, sipas IHMK-së këto temperatura nga e marta do të ngritën sërish.

Në ndërkohë nga IHMK është bërë thirrje që të respektohen edhe rekomandimet që i ka nxjerr IKShPK për tu mbrojtur nga dielli.

Njoftimi i plotë:

Moti nesër, 27.06.2021

Masat e nxehta të ajrit të cilat kanë përfshirë territorin tonë dalëngadalë po tërhiqen duke bërë që merkuri në termometër të shënoj rënie për 3 deri 4 gradë në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet gjatë natës parashihen të mbesin pothuaj konstante.

Me kushte pothuaj të ngjashme parashihet edhe dita e parë e javës së ardhshme, mirëpo nga dita e martë sërish nxehtë e me vapë, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut dhe këshillat e IKSHP mbesin në fuqi që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit.

Edhe pse këto temperatura të larta të pa regjistruara ndonjëherë në qershor, janë shumë në dobi të shumë kulturave bujqësore e në veçanti të kulturës së grurit sepse tani vetëm se fillon faza e korrje shirjes të kësaj kulture me rëndësi jetësore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare dhe mesatarisht e fortë në territore të izoluara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz