BallinaLajmeBesnik Beka emërohet zëvendësministër në MZHE

Besnik Beka emërohet zëvendësministër në MZHE

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka marrë vendim që të emëroi Besnik Bekën zëvendësministër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Kjo pozitë Bekës i besohet në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, pasi që ai vjen nga radhët e AKR-së. Besnik Beka deri më tash ka qenë Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës, e cila drejtohet nga Agim Bahtiri.

Ai po ashtu ishte edhe bartës i listës së AKR-së në Mitrovicë në zgjedhjet e 22 tetorit, ku tashmë do të jetë edhe pjesë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Ndryshe, Ministria e Zhvillimit Ekonomik drejtohet nga Valdrin Lluka i AKR-së, i cili deri në momentin e emërimit në këtë pozitë ishte drejtor i fabrikës së kërpudhave “Hirano Mushrooms” në Gushavc të Mitrovicës, që ishte premtim i Agim Bahtirit në zgjedhjet e vitit 2013.

“Gazeta Blic” ka arritur që të sigurojë edhe një kopje fizike të vendimit të Kryeministrit Haradinaj për emërimin e Bekës si zëvendësministër në qeverinë e tij.

Numri i zëvendësministrave në  Qeverinë “Haradinaj” pritet të jetë rredh 50. Qeveria e kaluar, e drejtuar nga Isa Mustafa, numëronte rreth 70 zëvendësministra. Qeveria e Ramush Haradinajt, është e përbërë prej 21 ministrave, po aq sa kishte edhe qeveria e kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz