Besart Berisha është prezantuar te skuadra e tij e re, Sanfrecce Hiroshima.
Sulmuesi kosovar është transferuar në Japoni pas një karriere të shkëlqyer në Australi te Brisbane Roar dhe Melburne Victory.
Berisha te skuadra e re pritet të përfitoj një pagë prej 4 milionë eurosh.
32 vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të ligës australiane ku në 186 ndeshje ka shënuar 116 gola. /IndeksOnline/