Bernardo Silva merr shiritin e kapitenit tek Portugalia, pas largimit të Cristiano Ronaldos!
dp

Lexo edheDerbi i La Ligas, Atletico Madrid – Barcelona

Një epokë e madhe duket se po merr fund te kombëtarja e Portugalisë. Bernardo Silva pritet të marrë rolin e kapitenit të përfaqësueses portugeze, pas pensionimit të Cristiano Ronaldos nga futbolli ndërkombëtar.
Mesfushori i Real Madridit do të ketë përgjegjësinë e madhe për të udhëhequr Portugalinë, duke trashëguar shiritin e kapitenit nga një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Pas shumë vitesh ku Cristiano Ronaldo ishte lideri kryesor i kombëtares, tashmë Bernardo Silva pritet të jetë figura udhëheqëse e një brezi të ri portugez. Një kapitull i ri nis për Portugalinë, ndërsa një epokë e paharrueshme po mbyllet./IndeksOnline/
Lexo edheDerbi i La Ligas, Atletico Madrid – Barcelona