back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmeBerisha: Nuk mbështesim bojkotin, rruga e vetme protestat qytetare

Berisha: Nuk mbështesim bojkotin, rruga e vetme protestat qytetare

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërsa theksoi se ka disa kandidatura potenciale për zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës.

Në një prononcim për medie nga selia e Kuvendit, Berisha u shpreh se Kuvendi konsolidoi aktin më antikushtetues në historinë e tij, votimin në errësirë të plotë të programit të qeverisë, shkruan ATSH.

“Sot ishte një mundësi që të anulohej seanca dhe me anulimin e seancës të rivendosej Kushtetuta. Qytetarët e panë që çdo gjë është e pashpresë në rrugë procedurale dhe ligjore. Rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare dhe protestat kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe moral”, tha Berisha.

Sipas tij, ende nuk ka një datë për organizimin e protestave qytetare.

Berisha theksoi se PD nuk mbështet bojkotin, pasi qëllimi i bojkotit është të përgatisë lëvizjet guerile.

“Ne nuk jemi parti e lëvizjeve guerile. Ne jemi parti e vlerave konservatore. I kemi shpallur ato. Nuk bojkotojmë, ne marrim pjesë në zgjedhje pavarësisht se janë farsë. Ne i denoncojmë dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbysur shkakun kryesor të farsës që është Edi Rama”, tha ai.

Beriha tha se nëse PD do të bojkotonte në çdo gjë do të firmoste vetë monizmin dhe për të marrë pushtetin do të përdornim një luftë guerile. “Ne nuk bojkotojmë por shfrytëzojmë çdo hapësirë për realizimin e qëllimeve tona. Këto hapësira janë të kufizuara, por aq sa janë do t’i shfrytëzojmë. Nuk besoj në bojkot”, shtoi ai.

Sipas Berishës, “narko-diktaturat nuk ikin me votë”. “Kjo është shumë e faktuar. Regjimet autoritare nuk ikim me votë. Cili është tipari kryesor i regjimeve autoritare? Nuk është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë?”, shtoi Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz