Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Vehbi Berisha ka njoftuar studentët e Drenasit se konkursi për bursa komunale pritet të hapet gjatë muajit shtator, transmeton drenicapress.info.
Berisha ka shkruar se shqetësimin e studentëve të Drenasit e kam ngritur përmes një letre zyrtare në drejtorinë komunale të Arsimit në Drenas dhe shumë shpejt kam marrë një përgjigje zyrtare nga drejtori i Arsimit, Tafil Halilaj i cili më informoj se konkursi do të hapet gjatë muajit shtator. /Drenica Press/
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Vehbi Berishës
Të dashur studentë nga Komuna e Drenasit si dhe të gjithë ju që me keni shkruar këto ditë në lidhje me bursat e Komunës së Drenasit, për të cilat ende nuk është shpallur konkursi publik. Ne dje kemi ngritur shqetësimin tuaj pran Drejtorisë Komunale të Arsimit, ku i kam pyetur zyrtarisht: Pse nuk është shpallur Konkursi për ndarjen e bursave deri me tani ?
Nder tjerash iu kam bere me dije DKA-së, se ne vitet e kaluara çështja e konkursit të bursave përfundonte në ketë kohë, përderisa Komuna e Drenasit ende nuk e keni shpallur fare konkursin publik për ndarjen e këtyre bursave.
Në lidhje me pyetjen time shumë shpejt edhe kam marr përgjigje zyrtare nga Drejtori i DKA-s z. Tafil Halilaj, ku me informoi se Konkursi për bursa do te publikohet gjatë muajit Shtator te këtij viti. Arsyetimi në lidhjen me vonesën e shpalljes së konkursit ishte si ne vijim: Arsyeja e vonesave për dallim nga vitet tjera, është se do presim përfundimin e vitit akademik te studimeve për t’i përzgjedhur ata me meritoret qe kane arritur suksese me të larta gjatë studimeve, por arsyeje tjetër është edhe se jemi duke shikuar mundësinë e financimit te donatoreve te ndryshëm për të rritur buxhetin për t’i ndihmuar studentet, përpos atij komunal ku janë te aprovuar vetëm 20 mije euro, e që nuk është buxhet i mjaftueshëm.

