Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një ngjarjeje në Kumanovë, në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar si një akt racist dhe shfaqje të nacionalizmit primitiv. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehu dënimin e fortë ndaj kësaj ngjarjeje, të cilën e konsideron një kërcënim jo vetëm për shqiptarët, por edhe për rendin demokratik në rajon.
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta” shkruan Berisha.