back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaShqiptareBerat/ Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit...

Berat/ Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit Rabijak, në pranga 65-vjeçari

Të ngjajshme

Lirohet nga spitali Morena Taraku

Morena Taraku është liruar nga spitali. Bukuroshja pejane kishte më...

LDK mban konferencë për media, sdihet arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë...

Vidhet një veturë nga një parking në Fushë Kosovë

Një veturë është vjedhur nga një parking në Fushë...

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pas një zjarri të vendosur në fshatin Rabijak.

Autori i dyshuar ndezi zjarr një ditë më parë në tokën e tij, por si pasojë e përhapjes së flakëve u rrezikuan banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore.Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, Berat, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish për të gjithë qytetarët që, në asnjë rast, të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz