back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeBeogradi: 103 persona të lënduar, shumica në aksidente trafiku

Beogradi: 103 persona të lënduar, shumica në aksidente trafiku

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të...

Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Beograd ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të natës janë raportuar gjithsej 103 persona të lënduar, ku pjesa më e madhe e lëndimeve kanë ndodhur në aksidente trafiku.

“Ka pasur 103 të lënduar dhe shumica e tyre janë si pasojë e aksidenteve në komunikacion,” tha për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) Momir Sharac nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.

Ai shtoi se aksidenti me numrin më të madh të të lënduarve është regjistruar në rrugën e Zrenjaninit, ku kanë qenë të përfshirë një furgon dhe disa persona.

“Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona”, deklaroi Sharac raporton Danas.

Nga ana tjetër, mbrëmë përkrahësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq kanë sulmuar me mjete të forta protestuesit/studentët në Beograd duke bërë që të ndërhyjë edhe policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz